Lajme Arkiva 2003
“Nuk kemi të bëjmë me një gafë politike por boshllëk diplomatik”.
Besnik Mustafaj nënkryetari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar vlerëson deklaratën e Ministrin e Jashtëm Majko, por ruan rezerva për formën aspak diplomatike.
Besnik Mustafaj: Nga pikëpamja gjuhësorë, nëse e përdor këtë term, Majko e formulon shumë ekzakt mendimin e tij, kur thotë se po hartoj një kushtetutë e cila do të sjellë destabilitet në rajon, pra ai nuk merret me problemin nacionalist. Unë mendoj se në të njëjtën mënyrë do të shprehej nëse kushtetuta do të ishte edhe në një vend tjetër ku nuk ka shqiptarë, por që mund të sillte destabilitet në rajon, pra proukupimet e Ministrit të Mbrojtjes për destabilitetin në rajon janë preukopime të drejta. Serbët duhet të jenë realist dhe në radhë të parë duhet të shikojnë problemin te vetja e tyre dhe pastaj të mendojnë për sjelljet e fqinjve. Problemi është në Beograd, nuk është në Tiranë, nuk po hartohet në Tiranë një strategji destabilizimi. Shumica e personaliteteve, përfshirë edhe Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë ne deklaratën saj e cila ishte një deklaratë as mish, as peshk, ishte një kurrgjë, nuk shtjellon nëse qëndron apo jo problemi. Problemi qëndron.
Sipas Mustafajt, kryeministri Nano ka arkivuar një seri gafash për situatën në rajon lidhur me Kosovën, ndaj Majko veproi drejt duke mos e pyetur kreun e ekzekutivit.
Besnik Mustafaj: Le të kujtojmë këtu takimin e tij me Milosevic-in, që ishte një veprim me pasoja. Le të kujtojmë deklarimin e tij në Lisbonë në 98 në mos gaboj kur thotë se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi, le të kujtojmë dy histori veprimesh të tilla të cilat kanë dëshmuar se ai njeri në rastin më të mirë nuk di të merret me problemet e sigurisë në rajon dhe sidomos me problemet e Kosovës. Kemi një kryeministër profan në politikën e jashtme, ose vullnet të keq, nuk kemi Ministër të Jashtëm. Është vërtet një boshllëk shumë i madh. Kemi një president me kompetenca të kufizuara për veprimin diplomatik./tvklan.al