Qëndrimi i presidentit amerikan Joe Biden në këtë filmim ka ngritur shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore në mediat ndërkombëtare. Shefi i Shtëpisë së Bardhë qëndroi për disa sekonda i ngrirë, siç duket edhe në këto filmime gjatë festës së organizuar në rezidencën presidenciale me rastin e “Juneteenth” që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

Biden nuk bëri asnjë lëvizje deri kur vëllai i George Floyd, afroamerikanit simbol të vrarë nga policia, e nxiti të bashkëveprojë. Edhe gjatë fjalës së tij në ceremoni, pati momente kur e pati të vështirë artikulimin.

Ka patur edhe raste të tjera kur në takime publike, presidenti amerikan është shfaqur konfuz. Për shkak edhe të moshës, 81 vjeç, presidenti vuan nga disa probleme shëndetësore, që i shtynë shumë analistë të shtrojnë pyetjen nëse është ai në gjendjen e duhur për një mandat të dytë presidencial.

Tv Klan