Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shprehet se qytetarë duhet të ndihmohen për shkak të situatës së vështirë që po kalojnë nga COVID.

Biden teksa ka komentuar raportin mbi papunësinë ne SHBA, i ka bërë thirrje Kongresit që të miratojë Projektligjin për ndihmë pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Amerikanët kanë nevojë për ndihmë dhe ajo ndihmë iu duhet tani”, u shpreh kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë.

Biden në një konferencë për mediat është shprehur mbështet pakon prej 908 miliardë Dollarë për COVID-19 që po shqyrtohet në Kongres.

Më tej ai deklaroi se sapo të marrë detyrën do të kërkojë nga Kongresi që të miratojë edhe pako të tjera që qytetarët amerikanë të ndihmohen.

Ky projektligj siguron paketën e dytë të ndihmës për qytetarë, pasi pakoja e parë u miratua në muajin Mars./tvklan.al