Në qytetin e Godelleta në Spanjë, banorët e shtëpive që u goditën nga përmbytjet duke u marrë para çdo gjë.

Shumë prej tyre thonë se nuk duan të jetojnë më aty.

“E gjithë kjo është shkatërruar, mbeturinat kanë arritur deri këtu dhe shihni kuzhinën. Fatkeqësia më e madhe është që askush nuk na ndihmon”.

Një nga banorët Antonio Molina i përlotur, shprehet i zhgënjyer me pushtetin vendor dhe ndihet i pafuqishëm për të nisur jetën sërish nga e para.

“Unë dhe gruaja ime nuk duam të jetojmë më këtu. Nuk e di se çfarë të bëjmë”.

Molina fajësoi autoritetet për lejimin e ndërtimit në vende të papërshtatshme” .

Numri i viktimave nga përmbytjet  ka arritur në rreth 200 me ekipet e shpëtimit që ende po kërkojnë për të zhdukurit në atë që mund të kthehet fatkeqësia më e keqe e Evropës në më shumë se pesë dekada.

Paralajmërimet e motit për shi janë dhënë edhe në brigjet lindore dhe jugperëndimore të Spanjës.

Klan News