Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

35 numri i viktimave në afërsi të Malit të Bardhë. Tragjedia është shkaktuar si pasojë e marrjes flakë të një kamioni në brendësi të tunelit. Deri tani trupat e shpëtimit kanë arritur të identifikojnë vetëm 10 kufoma, për identitetin e kufomave të tjera duhet bërë identiteti i AND-së. Shpërthimi u favorizua nga fakti se sistemi ajrosës nuk funksiononte.

Paraguaji është përfshirë nga lufta civile. Përleshjet mes përfaqësuesve të ndryshëm politik ka shënuar sot 6 të vdekur. Ndërsa gjatë përleshjeve të djeshme janë vrarë 10 persona të tjerë. Të plagosurit llogariten mbi 100 persona. Shkak për shpërthimin e këtyre konflikeve politike është një divergjencë mes presidentit dhe parlamentit.

Një bombë është vendosur sot në një autobus të policisë turke. Viktimat kanë qenë policë që po udhëtonin me një automjet të punës së tyre. Mes të vdekurve është edhe një grua dhe 8 të plagosur rëndë. Akti terrorist është organizuar nga kurdët, të cilët që pas arrestimit të Oçalan kanë nisur një seri aktesh të tyre./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori