Policia e Shtetit ka arrestuar 4 protestues pjesëmarrës në tubimin e së martës, ku u bllokua lëvizja e automjeteve në 6 akse rrugore në qytete si Tirana, Elbasani, Durrësi, Fieri dhe Lezha.
Tre protestues u prangosën në Elbasan dhe 1 në kryeqytet. Gjithashtu u vunë në hetim 195 pjesëmarrës, si dhe 16 deputetë të Kuvendit, përfaqësues të opozitës.
Për ta, policia referoi materialet hetimore në SPAK për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Deputetët e proceduar: Xhelal Mziu, Flamur Noka, Asllan Dogjani, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Kasem Mahmutaj, Edi Paloka, Ervin Minarolli, Bledjon Nallbati, Dashnor Sula, Tomorr Alizoti, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli. I proceduar dhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja.
/tvklan.al