Plot 41.7 ton banane të prishura, të cilat vinin nga Costa Rika janë bllokuar në Durrës nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
“Në kuadër të forcimit të masave për Sigurinë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka në fokus të veçantë kontrollin në Pikat Doganore në të gjithë vendin. Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në PIK ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 41.7 ton banane të ardhur nga Costa Rica për shkak se produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor-produkti i prishur”,
thotë AKU në një njoftim.
Pas bllokimit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se do të ndjekë procedurat doganore për kthimin në origjinë të këtij produkti.
/tvklan.al