Kriza globale që tashmë ka trokitur në mbarë vendet e zhvilluara, pritet të prekë edhe Shqipërinë në vitin 2009, ndonëse nuk do të reflektojë të njëjtat efekte, për vetë kushtet e sistemit tonë ekonomik e financiar.
Ministri i Financave, Ridvan Bode, nuk e përjashton faktin se kriza do të ndihet edhe tek ne. Por ai ka siguruar se qeveria do të ndërhyjë me një plan konkret për të përballuar l ndikimin e e saj në ekonominë shqiptare. Konkretisht parashikohet përdorimi i një fondi mbi 200 milionë dollarë, para të siguruara nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore.
Ridvan Bode: “Rreth 20 miliard lekë janë vendosur në kontigjencë për vitin 2009, më shumë se 200 milionë dollarë dhe kjo për të parë dora dorazi mua pas muaji zhvillimet në ekonomi dhe aplikimin e kësaj kontigjence me vendime qeverie në ato sektorë, në ato politika, në ato investime që do të konsiderohen më efikase në raport me parandalimin e çdo efekti të krizës në ekonominë tonë. Të gjitha të ardhurat nga privatizimi që i imponojmë gjatë vitit 2009 në ekonomi dhe sa më shpejt, të ardhurat nga privatizimi i ARMOS ne ende nuk i kemi përdorur në mënyrë të plotë, po kështu do të përdorim dhe të ardhurat nga OSSH-ja, të ardhurat nga privatizimi i INSIG-ut, të ardhurat nga privatizimi i AMC-së dhe të gjithë privatizimet e tjera që kemi përgatitur or ti realizuar në fillim të vitit 2009.”
Këtë deklaratë kreu i financave shqiptare e bëri gjatë analizës 1-vjetore të punës së dikasterit te tij. Ajo vjen në një kohë kur ekonomitë e vendeve më të zhvilluara kanë filluar të ndjejnë edhe më shumë efektet negative të kësaj krize dhe kur ekonomistet parashikojnë përkeqësim të situatës në vitin 2009. Ministri Bode garantoi edhe një sistem bankar të sigurt në Shqipëri. Sipas tij edhe depozitat e qytetareve në lekë dhe ato të bonove të thesarit janë gjithashtu të garantuara./tvklan.al