Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kritikoi qëndrimin e maxhorancës qeverisëse në lidhje me largimin e mekanizmave ndërkombëtarë financiar që asistojnë në Shqipëri. Duke marrë shkas nga largimi i FMN-së dhe deklarata e ministrit të Financave Ridvan Bode për vetëfinancim të projektit të bregdetit të jugut, Rama tha, se kjo është një mungesë e qartë e bashkëpunimit të qeverisë me partnerët ndërkombëtarë, e cila vjen në një kohë kur kriza është ulur këmbëkryq në Shqipëri.

Edi Rama:Kur kriza financiare globale po kërcënon të gjitha vendet është e papërfytyrueshme të qeverisësh jo vetëm pa kuptuar rolin kyç të Bankës Botërore, siç ndodh me Sali Berishën dhe oborrtarët e tij, po më keq akoma duke u lëshuar ndaj Bankës Botërore me akuza e insinuata vulgare edhe pse përgjegjësia kryesore në degjenerim in e projektit të jugut është  absolutisht e saja që nga konflikti flagrant i interesit me emërimin e dhëndrit të kryeministrit si drejtues i menaxhimit në projekt dhe deri tek menaxhimi skandaloz i këtij projekti.”

Në kohën e përfundimit të mandatit të FMN-së, Rama u shpreh qartë se rikthimi i këtij organizmi do të ishte i pari vendim që do të ndërmerrte Partia Socialiste me ardhjen në pushtet. Në këtë frymë ai premtoi edhe në këtë dalje publike se pas fitores në zgjedhjet e 28 qershorit selia rozë do të vendosë një vendosë një tjetër marrëdhënie me Bankën Botërore, duke risjellë në kujtesë se që nga viti 91 kjo bankë ka financuar 67 projekte në Shqipëri në sektorët më prioritar në vend./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro