Ministri i Financave Ridvan Bode ka patur si ndalesë në turin e tij paraelektoral komunën Polis të Librazhdit. Bode i ka kujtuar banorëve të kësaj zone reformat që ka kryer qeveria Berisha gjatë këtij mandati, që kulmoi me integrimin e Shqipërisë në NATO.
Masat e marra tha sekretari i përgjithshëm i PD-së, i kanë prerë rrugën krimit, korrupsionit, kontrabandës dhe monopoleve që kishin dëmtuar imazhin e vendit. Bode sqaroi se reformat fiskale në këto 4 vjet krijuan lehtësira për zhvillimin e biznesit.
Ridvan Bode: “Unë u jap fjalën që së bashku përmes votimeve të 28 qershorit do të mundësojmë realizimin e të gjitha aspiratave tuaja për ndryshimin e shpejtë të nivelit të jetesës në komunën Polis.”
Ridvan Bode tha, se një ndër prioritetet madhore në këtë zonë për 4 vitet e ardhshme është ndërtimi i rrugës Librazhd-Peshkopi./tvklan.al