Gert Bogdani: “Tirana është jo vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, por është qyteti më i madh i Shqipërisë, është i vetmi kryeqytet në europë që nuk ka një buxhet. Buxheti nuk u votua sepse këshilltari.. sepse kryetari i bashkisë me arrogancën e tij nuk pranoi ndryshimet dhe një gjë të tillë ai e bën duke e lënë qytetin pa buxhet. Është një problem serioz, sepse shfaqja e radhës në këshillin bashkiak tregoi një politikë të vjetruar dhe jo një politikë të re siç pretendon zoti Rama, ku ai u bëri të qartë jo vetëm qytetarëve të Tiranës që po ndiqnin buxhetin, por të gjithë qytetarëve të Shqipërisë sepse që ai vazhdon me politikën, jo votoni dhe unë numëroj. Kjo është një çështje shumë serioze dhe shpresojmë që në mbledhjet e ardhshme të këshillit bashkiak ndryshimet dhe problemet, dhe shqetësimet që këshilltarët kanë ngritur të merren parasysh në mënyrë që qyteti i Tiranës të jetë një kryeqytet europian me buxhet”./tvklan.al