Gerti Bogdani: “Kryetari me korrespondencë i bashkisë së Tiranës, ose siç i thonë ndryshe mister 15%, doli sot në një konferencë për shtyp për të trilluar për të sulmuar dhe për të mohuar rezultatet që ka bërë Shqipëria në luftën kundër korrupsionit, rezultate të cilat janë vlerësuar nga të gjitha raportet e ndërkombëtarëve, ndaj zoti Rama me deklaratën e tij të sotme doli vetëm për të bërë shpifjet, trillimet dhe sulmin e radhës ndaj kryeministrit. Lidhur me këto shpifje dhe trillime të zotit Rama detyrohemi t’i kujtojmë se kampion dhe shtyllë e korrupsionit në Shqipëri është personalisht zoti Rama, pasi ryshfetet për lejet e ndërtimit, apo tenderimet nga 3-4 herë për të njëjtin objekt bëjnë sot që zoti Rama në botën e korrupsionit jo vetëm në Shqipëri po në Ballkan dhe në botë të njihet si mister 15%-shi sepse është mister 15% gjobë që ai i vë ndërtuesve që bëri që zoti Rama për vite të tëra të bllokojë planin rregullues dhe ta çojë Tiranën sot në një katastrofë urbane. Sepse është 15% që zoti Rama nuk vjel dot për trojet, për shkollat dhe për kopshte që bën sot që zoti Rama ta jetë bërë Tiranën qytetin me numrin më të lartë të nxënësve në të gjithë botën. Sepse është 15% i trojeve të cilat zoti Rama nuk i vjel dot që bën që zoti Rama sot të lërë pastrehë me mijëra familje në Tiranë sepse është ryshfeti i zotit Rama në transportin publik që bën që Tirana sot të ketë transportin më kaotik në Evropë sepse është korrupsioni dhe ryshfeti i zotit Rama në pastrimin e qytetit që bën që Tirana sot të jetë një nga qytetet më të papastra jo vetëm të Evropës po të mbarë globit. I kujtojmë zotit Rama se ai mund të shpifë dhe mund të trillojë, mund të përpiqet të lahet dhe në ujërat e Lanës për tu pastruar, por asnjëherë nuk do të arrijë të heqë nga veja e tij, nofkën popullore që i ka mbetur sot si mister 15%-shi.”/tvklan.al