Gert Bogdani: “Mister dosja apo më mirë mister 15%, nxori nënkryetarin defacto të PS, njeriun që me paratë e vjedhura nga organizata Mjaft ndërtoi vilën e tij dhe për më tepër mori me vete dhe kompjuterin e Financave, për të derdhur lot krokodili se vetëm këtë di të bëjë më mirë për familjet e pastreha. Shfrytëzon pa humanizëm qytetarët shqiptarë që me të vërtetë janë në hall për banim, të cilët qeveria socialiste për 8 vjet me radhë i la në mëshirë të fatit dhe që kjo qeveri vetëm për këtë vit po akordon 6 mijë kredi për apartamente për të pastrehët. Pasi e ka vënë së fundmi në krye të vullnetarëve të Edverit, ai harron të përmend disa qindra apartamente sociale të ndërtuara nga kjo qeveri në gjithë Shqipërinë nga Korça deri në Shkodër.”/tvklan.al