Gert Bogdani: “Edi Rama fiton sot edhe një mbiemër tjetër si lustraxhi i sigurimit të shtetit. Sot shtypi i përditshëm boton dokumente autentik, që faktojnë Edi Ramën si lustraxhiun e sigurimit të shtetit. Skicat dhe zhgaravinat e tij të botuara sot, të kohës së rinisë së tij, nuk kanë qenë të botuara në gazetën e kontrolluar të Lidhjes së Shkrimtarëve, por në revistën e sigurimit të shtetit. Kështu Edi Rama ilustron në këtë revistë luftën kundër diversantëve, luftën kundër imperializmit amerikan dhe armikut të klasës. Ky është një dokument që fakton lidhjet e Edi Ramës me sigurimin famëkeq të shtetit. Në një kohë kur bashkëmoshatarët e tij ekzekutoheshin nga arma e këtij sigurimi vetëm se përmendnin fjalën të drejtat e njeriut. PD thekson se ky është një nga dokumentat e shumtë që tregojnë lidhjet e Edi Ramës me sigurimin e shtetit dhe të tjerat do të bëhen të ditura në ditët në vijim derisa dhe zoti Rama për shkak dhe të ligjit të dosjeve, por dhe lidhjeve të tij me sigurimin të ndahet njëherë e përgjithmonë me politikën shqiptare.”/tvklan.al