Gerti Bogdani: “Sot Edi Rama hoqi maskën dhe dëshmoi se është ai organizatori i akteve të ulta, provokuese dhe rrugaçëreske në parlament. Se është ai që kontrollon dy rrugaçë të cilët në çdo seancë shpifin dhe trillojnë ndaj zyrtarëve dhe personaliteteve të vendit duke dëshmuar se çfarë përfaqëson realisht zoti Rama. PD e ka patur dhe e ka të qartë se Erion Braçe dhe Taulant Balla si sharës profesionist janë vetse gjuha e Edi Ramës dhe përfaqësues të politikës së tij të re, që nuk vlen më shumë se bilbilat dhe boritë apo koprolalitë e tyre në parlament. Por shqiptarët e kanë kuptuar tashmë që zoti Rama nuk është veçse një arkitekt i dështuar i politikës tij të re, por dhe autor medioker i fjalorit më të ulët të politikës së shpifjeve”./tvklan.al