Gert Bogdani: “Zoti Rama apo më mirë të themi kryetari në krizë, kërciti sot dhëmbët në panik të plotë nëpërmjet zëdhënësit të tij të ri, të politikës së re Gramoz Ruçin. Sërish uljeve të mëdha të çmimit për kartat e identitetit, dhënies falas për qytetarët paraplegjik dhe të verbërit. Dhënies me 200 lekë për qytetarët që marrin ndihmë ekonomike dhe të papunët, për studentët dhe ata që votojnë për herë të parë. Dhënies me 300 lekë për pensionistët me pension minimal në qytet dhe pensionistët e fshatit. Zoti Rama në vend që të përshëndeste këtë nismë duke ju kujtuar që deri më sot ai nuk e ka bërë asnjëherë thirrje qytetarëve shqiptarë të pajisen me karta identiteti. Shprehu turfullimin dhe kërcënimin e tij nëpërmjet zëdhënësit të ri, të politikës së re. PD i deklaron zotit Rama se koha e manipulimit të zgjedhjes si në 2000, 2001 apo në 2003 është arkivuar në arkivën e turpit të partisë që ai sot kryeson. Kjo mazhorancë është e angazhuar t’i japë Shqipërisë zgjedhje dinjitoze dhe të ndershem, të ndenja për një vend anëtarë të NATO-s”./tvklan.al