Gerti Bogdani: “Takimi i sotshëm i zotit Rama, takim i sforcuar me punonjësit e bashkisë, me edukator çerdhesh dhe kopshtesh të kërcënuar me vendin e punës së tyre me listëprezencën në këtë takim nuk mund të shërbejë si alebi për zotin Rama për miratimin buxhetit 2009. Zoti Rama duhet të kuptoj që buxheti i bashkisë për vitin 2009 është rrëzuar sepse është një buxhet që nuk parashikon ngrohjen për nxënësit e qytetit Tiranës, ngrohjen për shkollat dhe kopshtet, nuk parashikon ndërtimin e shkollave të reja, nuk parashikon zgjidhjen e problemit që zoti Rama për vite me radhë ka dështuar si kryetar bashkie, atë të banesave sociale për mbi 3 mijë familje të pastrehë janë në  qytetin e Tiranës. Zoti Rama duhet të kuptojnë që ka ikur ajo kohë kur shqiptarët si në kohën e komunizmit mund të gënjeheshin nga gjysmë dajo i tij … në një kohë kur shqiptarët vuanin urie, ai kthehej në Shqipëri me çmimin ndërkombëtarë të ushqimit. Nëse zoti Rama mendon që kjo është ende kohë kur shqiptarët jetojnë, zoti Rama bën mirë e theksoj dhe njëherë të japë dorëheqjen si kryetar i Bashkisë Tiranës, sepse besimin si kryetar i bashkisë Tiranës e ka humbur tashmë prej kohësh”./tvklan.al