‘Bombshell’, Haris Naman pas prezantimit në ‘prime’ ditën e shtunë, është futur në vilën e dashurisë. Ai është takuar me vajzat e vilës te ‘rrethi i zjarrit’. Ndërkohë që nuk kanë munguar as komentet nga vajzat për të.

Amadea: Është fiks ashtu si e kam imagjinuar unë.

Ilda:Loçka e Prishtinës, por unë kam Stivin tim edhe Brad Pitt të futet këtu brenda unë nuk ndryshoj mendim.

Artemis:Nuk e shoh si opsion për vete.

Sofiela:Të isha unë më e re, do ta kisha ngrënë me dhëmbë.

Iris:Ka ardhur një bebush në vilë, nuk është në parametrat e mia.

Xhoana:Më ka verbuar Arlindi, nuk është në preferencat e mia.

Sjellim në vëmendje se Haris Naman ka marrë pjesë në ‘Love Island UK’, klikoni këtu për më shumë detaje. Episodin ditor i Love Island Albania, transmetohet në orën 18:20 në Tv Klan./Love Island Albania