Qeveria ka akorduar një fond prej 100 milionë Eurosh për shpërblimin e pensionistëve në fundvit. Nga Bulqiza kryeministri Edi Rama tha se të gjithë të moshuarit që marrin pensione nën 20 mijë Lekë në muaj do të marrin bonus më të lartë, dhe se shpërndarja do të nisi në Dhjetor.
Edi Rama: Një vendim për të vënë nga buxheti i shtetit 100 milionë euro për pensionistët drejtpërdrejtë dhe që pensionistët që i kanë pensionet deri në 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata me pensione mbi 20 mijë lekë të reja do të marrin 100 euro dhe të gjitha këto para do të fillojnë të disbursohen, duke filluar nga java e dytë e dhjetorit.
Sipas kryeministrit Rama pensionistët do të përfitojnë edhe një tjetër bonus në pranverën e 2025.
Edi Rama: Një bonus tjetër që nuk ka qenë më parë. Nuk ka qenë më parë jo se nuk kemi dashur ne por sepse nuk na e ka lejuar ekonomia, nuk na e kanë lejuar mundësitë, një bonus të pranverës i cili do t ë jetë një bonus që edhe në mandatin e katërt ne do të vazhdojmë ta mbajmë në raport me çfarëdo qoftë na sjell më shumë sesa parashikimi rritja ekonomike.
Përfitues të bonusit të fundvitit janë 721 mijë persona, ku 65 mijë janë pensione invaliditeti, 44 mijë pensione familjare dhe 621 mijë pensione pleqërie.
Klan News