Çiftet që jetojnë në shtëpi të ndryshme dhe zona larg njëra-tjetrës, nuk do të mund të takohen më për seks. Rregulli i ri i Kryeministrit Boris Johnson, do të zbatohet për të gjithë ata që jetojnë në zona të cilat kanë hyrë nën bllokimin e nivelit dy ose të nivelit të tretë.
Ata që jetojnë me partnerë do të jenë të paprekur, por kushdo që dëshiron të lejë takime nga Tinder ose të ketë seks rastësor, nuk do të lejohet.
Sipas planit të ri të bllokimit, i cili u prezantua nga Kryeministri këtë javë, njerëzit që jetojnë në zona të nivelit të dytë-me rrezik të lartë ose të nivelit të tretë-me rrezik shumë të lartë, nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë brenda natës në shtëpinë e dikujt tjetër.
Ky ligji u zbatua fillimisht në verë për të gjithë vendin, kurse tani nën kufizimet e reja dhe bllokimin me tre nivele, ky ndalim do të vjen përsëri.
Kjo gjë do të ndikojë më shumë te jeta e beqarëve dhe atyre që nuk jetojnë me personin e dashur afër vetes. Megjithatë, se sa do të mund të kontrollohet rregulli i ri, nuk është shumë e sigurt. Policia nuk do të jetë në gjendje të futet në gjithë dhomat e gjumit të britanikëve gjatë natës, për të zbatuar ndalimin.
Ndalimi i verës për seksin rastësor ishte ndryshuar vetëm disa javë më parë në muajin Shtator. Ndërsa tani, më shumë se gjysma e vendit është prekur përsëri nga një seri kufizimesh të rrepta, të cilat prekin më shumë se 26.7 milion njerëz.
Këtë javë, në bllokimin e niveli të dytë janë shtuar edhe zona të reja, përfshirë Londrën./tvklan.al