Armando Broja është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që e la jashtë fushave, për disa muaj.

Sulmuesi i Shqipërisë, do të luajë titullar për herë të parë në këtë sezon. Broja do e nisë ndeshjen nga minuta e parë për Everton U-21, ndaj Watford në Kupë.

23-vjeçari do të luajë titullar tek 21-vjeçarët, për të kapur formën dhe më pas do të kalojë tek ekipi i parë i Evertonit.

Kujtojmë se Broja u huazua tek Evertoni në fundin e merkatos nga Chelsea, por ende nuk e ka bërë debutimin e tij, për shkak të një dëmtimi të pësuar në thembrën e Akilit. /tvklan.al