Armando Broja ka qetësuar stafin e Everton. Sulmuesi i Shqipërisë, u dëmtua në ndeshjen e kampionatit ndaj Bournemouth, duke u zëvendësuar pas vetëm 32 minutave lojë.

Broja ndjeu dhimbje pasi goditi fushën dhe e kishte të vështirë për të vazhduar lojën.

Nga Anglia raportohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë. Shqiptari do të humbasë sfidën ndaj Peterborough në Kupë, ndërsa pritet të rikthehet i gatshëm pas një jave.

23-vjeçari u bashkua me Everton në fundin e merkatos së verës në huazim nga Chelsea, ndërsa skuadra nga Liverpuli ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit. /tvklan.al