Një sistem monitorimi me kamera inteligjente dhe masa më të rrepta për ndalimin e celularëve në shkolla. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama sot pas mbledhjes së qeverisë, sa i takon planit për garantimin e sigurisë së të miturve.
“Kamerat inteligjente në rrugë e shkolla, kërkojmë ta përmbyllim procesin hap pas hapi në harkun e 20 muajve. Prej ca vitesh kemi ndaluar futjen e celularëve nëpër shkolla, por është koha që të rishikohen sanksionet lidhur me shkeljet e këtij rregulli të përgjithshëm, ndërkohë që vendosja e punonjësve të sigurisë dhe psikologëve në shkollat tona ka sjellë një sërë rezultatesh pozitive që do thellohen ndjeshëm me futjen e syve të teknologjisë, me mbikëqyrjet e perimetrit të çdo shkolle e çdo klase. Praktikisht prindërit do shohin gjithçka ndodh, fëmijën e tyre dhe procesin e mësimdhënies sa herë të duan të verifikojnë ecurinë apo problematikat”, deklaroi kryeministri.
/tvklan.al