Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm në Kuçovë. Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor ku udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre.
Për pasojë kanë humbur jetën Ahmet dhe Salushe Kafazi, 81 dhe 77 vjeç ndërsa e plagosur ka mbetur vajza e tyre, Feruze Braushi 58 vjeçe.
Policia ka shoqëruar në komisarit drejtuesin e automjetit deri në sqarimin e rrethanave.
Tv Klan