“Ne kemi pasur një leje deri në orën 2 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për arsye se u pengua procesi dhe sot jemi që në orën 2 këtu dhe tani ka rreth gjysmë ore që kërkojmë të hyjmë brenda dhe mungon një komisionar i Partisë Socialiste dhe komisionarët e majtë duke filluar nga kryetari edhe dy të tjerët nuk pranojnë të hyjnë në qendrën e numërimit të votave. Baza ligjore ekziston, me qenë se jemi shumica për të hyrë brenda dhe afati kohor ka kryer unë nuk di si ta shpjegoj qëndrimin e tyre për të mos hyrë dhe për të vazhduar punën.”

Gazetari: “Si do të veproni tani e tutje?”

“Unë nuk e di se si mund të veproj, sepse këtu është një shkelje haptazi e ligjit, e kodit zgjedhor. Unë nuk di asnjë argument të cilin e sjellin ata, për të mos u paraqitur, për të mos filluar punën në vendnumërimin e votave.”

“Unë si kryetar deri në këtë moment bëj deklaratën publike dhe të pa revokueshme për arsye të lodhjes, fizike, psikologjike 3 ditët e fundit të cilët jeni edhe ju këtu në prani bashke me mua. Unë në pamundësi mendore dhe fizike, deklaroj publikisht që nga ky moment unë nuk jam i aftë ta kryej këtë detyrë.”/tvklan.al