Në turin e takimeve në Paris, Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi edhe një takim me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Amélie De Montchalin.
Në takim të dy bashkëbiseduesit ndanë bindjen se rritja e angazhimit të BE-së dhe veçanërisht e Francës është shumë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor.
Angazhimi i shtuar i vendeve anëtare nuk do të thotë zëvendësim për procesin e zgjerimit të BE-së në rajon si dhe hapja e negocitave për anëtarësim me Shqipërinë nuk është e domosdoshme vetëm për faktin se Shqipëria tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme teknike, por edhe jetike për ta ruajtur besueshmërinë e vetë politikave të zgjerimit të BE-së./tvklan.al