Çamët nuk do të heshtin së kërkuari proant e tyre të mbetura në Greqi. Ky është dhe mesazhi që do të tejçonin gjatë një proteste që u kërkua të zhvillohej gjatë vizitës së Presidentit grek Stefanopuolos. Kanë dashur të protestojnë paqësisht, por nuk janë lejuar. Ata kanë shpresë se në takimet me zyrtarët e lartë do të diskutohet çështja çame. Shoqëria atdhetare “Çamëria” kujton se zgjidhja e çështjes së tyre kërkohet prej 60 vitesh me mjete demokratike, por durimi tashmë është sosur.
“ Ne mund të dilnim edhe pa lejen e policisë, sepse e dimë mirë ligjin se si është për tubimet. Ne i jemi drejtuar Presidentit të Republikës, zotit Alfred Moisiu që në takimin me zotin Stefanopuolos të bisedojë për zgjidhjen e problemit çam. I jemi drejtuar zotit Fatos Nano, i jemi drejtuar Ministrisë së Jashtme, i jemi drejtuar Berishës që në takimet t’i hapë dhe politikës tjetër t’i hapë problemin e zgjidhjes së problmit çam. Çamët nuk do të heshin kurrë së kërkuari pronat. Duan apo s’duan ata, ne kemi të gjithë tapitë këtu nëpër duar tonë dhe do ta hedhim edhe në gjykatat ndërkombëtare këtë problem, por ne do t’i shumëfishojmë në të ardhmen protestat tona.”
Përllogaritja e pasurive të lëna jashtë kufirit shqiptar kap shifrën e 2 miliardë e 800 mijë dollarëve, shifër kjo e barabartë thuajse me ato çka u shpenzuan për lojërat olimpike./tvklan.al