Te Çekia e kanë studiuar mirë Shqipërinë që në kualifikueset e Europianit i mori 4 pikë.
Trajneri i çekëve, Ivan Hasek thotë se kuqezinjtë pavarësisht mungesave kanë një grup të konsoliduar lojtarësh.
“Sigurisht që i kam parë ndeshjet dhe jemi do të bazohemi disi tek ato, sepse disa nga lojtarët e Shqipërisë do të jenë të njëjtë. Është një ekip në rritje dhe u kualifikua në Kampionatin Europian. Kundërshtari ka disa mungesa, por ka një skuadër të konsoliduar. Nuk duam të bëjmë gabimet në ndeshjet e mëparshme dhe këtë e kanë të qartë lojtarët tanë”.
Pas barazimit 1 – 1 me Shqipërinë në Pragë vitin e kaluar, Çekia ka 6 fitore radhazi në shtëpi, duke e bërë një kundërshtar të fortë.
Tv Klan