Edhe pse Çekia kishte ardhur për fitore në Tiranë, në fund trajneri Ivan Hasek tha se e pranon rezultatin. Ai tha se ndiente keqardhje, pasi nuk arritën të konkretizonin rastet në pjesën e parë.
Ivan Hasek: Sigurisht që donim të fitonim dhe të merrnim 3 pikë, në fund dolëm me 1. Është për të ardhur keq që nuk shfrytëzuam disa raste në pjesën e parë kur patëm një lojë më të mirë. Në të dytën, ndeshja ishte me e balancuar dhe mendoj që barazimi është i drejtë. Këtë pikë e shikojmë si avantazh dhe besoj se do t’ia dalim në ndeshjen e fundit të fitojmë grupin.
Ndeshja e fundit e Çekisë do të jetë ndaj Gjeorgjisë të martën në Omuluc. Takimi parë mes tyre i zhvilluar në Tbilisi u mbyll me fitoren 4 – 1 të përfaqësueses gjeorgjiane.
Tv Klan