Praga vazhdon traditën e notit në temperatura të ftohta në lumin Vlatva që daton dekada më parë. Frymëzuar nga Alfred Nikodem, iniciatori që notoi përtej lumit Vlatva në ujërat e akullta. Kjo ngjarje është bërë pjesë e aktiviteteve të sezonit festiv, duke tërhequr njerëz nga e gjithë bota.

Pjesëmarrësit, në bazë të moshës dhe aftësisë fizike, kanë mundësinë e notit në distanca 100, 300 ose 750 metra. Disa prej tyre kanë vite që e ndjekin si traditë. Pjesëmarrësit vijnë nga Australia, Belgjika, Spanja, Polonia, Gjermania, Rusia, SHBA-ja, Anglia dhe Sllovakia, të gjithë për tu zhytur në temperatura 4 gradë.

“Po forcohem sepse është e shëndetshme dhe sepse më pëlqen. Noti në dimër është një sport i mirë”, tha notari Jiri Svec.

“Kam rreth shtatë apo tetë vjet që notoj. Pse e bëj këtë? E bëj sepse më përmirëson humorin, më mban në formë, jam gjithmonë pranë të rinjve. Dhe çfarë ka të veçantë sot? Më e rëndësishmja gara e famshme e ujit të ftohtë, për të gjithë të apasionuarit”, tha Jiri Jaros.

Popullariteti në rritje i notit dimëror reflektohet në rritjen e numrit të pjesëmarrësve çdo vit.

Klan News