Prej 27 Tetorit shqiptarët mund të paraqesin test ose vaksinë, nuk kërkohet karantinim
Çekia ka miratuar njohjen e certifikatës digjitale të vaksinës Anti-Covid që lëshohet nga autoritetet shqiptare. Lajmin e dha Ambasada Shqiptare në Pragë.
Po ashtu prej 27 Tetorit ky shtet ka lehtësuar masat për shqiptarët që udhëtojnë atje, do të vazhdojë të kërkohet test Covid-19, por hiqet kërkesa për karantinë.
Po ashtu disa kushte të tjera për të udhëtuar në Çeki janë:
-Personat e pa vaksinuar, pas mbërritjes në Republikën Çeke duhet të kryejnë një test PCR dhe nuk është i nevojshëm izolimi në karantinë.
-Përjashtohen nga testi personat që janë plotësisht të vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga BE-ja dhe të pajisur me një certifikatë vaksinimi.
-Gjithashtu fëmijët nën 12- vjeç përjashtohen edhe nga testi edhe nga detyrimi për plotësimin e Formularit të Mbërritjes së Pasagjerit.
Prej 25 Tetorit maskat bëhen të detyrueshme në te gjitha mjediset e brendshme, pavarësisht numrit te personave te pranishëm.
Klan News