Lajme Arkiva 2003

Olimpiada e 20 Ballkanike e Matematikës është çelur zyrtarisht në tiranë me pjesëmarrjen e 10 skuadrave të shkollave të mesme. Nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kjo olimpiadë pas asaj të informatikës është e dyta që zhvillohet në Shqipëri.

Për një javë nxënësit e shkollave të mesme nga e II deri në të IV nga i gjithë Ballkani do të konkurrojnë midis tyre me një test të përzgjedhur edhe me ndihmën e specialistëve të vendeve pjesëmarrëse.

Në këtë olimpiadë vendi ynë përfaqësohen me gjashtë nxënës të përzgjedhur si më të mirët në lëndën e matematikës. Zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës Sokol Axhemi pohon:

“Ekziston një komitet shkencor i përbërë nga profesorët më të mirë shqiptarë të cilët janë mbledhur me profesorët e të gjithë vendeve pjesëmarrës për të hartuar tezën përkatëse e cila është eskluzivitet i këtij komiteti shkencor”.

Në olimpiadën e vitit të kaluar të matematikës të zhvilluar në Skoci vendi ynë fitoi medaljen e Bronztë. Konkurrimi në Tiranë do të zgjasë një javë e më pas do të shpallen fituesit. Për të uruar mirëseardhjen e të gjitha ekipeve ballkanike në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve, përshëndetën grupet e shkollave të mesme artistike dhe të baletit./tvklan.al