Artistja e njohur Celine Dion sipas mediave franceze do të këndojë gjatë Lojërave Olimpike që do të mbahen në Paris të Francës.

Kjo do të shënonte daljen e parë të ikonës së muzikës pop që pas anulimit të turneut të saj pas diagnostikimit me Sindromën e Personit të Ngurtë, dy vite më parë.

Vetë Dion u shfaq të martën në Paris, ku nuk mungoi dhe takimi me fansat e saj.

Ajo cfarë shtoi dyshimet për pjesmarrjen e saj ishte fakti që të martën ajo mbërriti në Paris dhe u takua me fansat e saj.

“Do të ishte një lajm fantastik nëse Celine Dion do të performonte në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris 2024”, tha presidenti francez Emmanuel Macron  pa konfirmuar se  këngëtarja e hitit My Heart Will Go On do të merrte pjesë.

Muajin e kaluar, ministrja franceze e Sporteve dhe e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, Amélie Oudéa, i tha medias franceze France 2 se  po shqyrtohet mundësia që artistja  e njohur të performojë në këtë ngjarje të madhe të sportit.

Nëse do të marrë pjesë, kjo do të shënonte herën e dytë që këngëtarja kanadeze  performon gjatë Lojërave Olimpike, pasi më herët ka kënduar në Atlanta në vitin 1996.

Tv Klan