Përshëndesim Shqipërinë dhe popullin e saj për ndihmesën e madhe që na kanë dhënë në realizimin me sukses të misionit tonë. Me këtë përshëndetje gjenerali i brigades taorineze, Frizone, i dha lamtumirën misionit që ai kryesoi për mëse 6 muaj edhe në praninë e Ministrit Lakrori, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane Çervoni, Komandantit të NATO-s për Maqedoninë, si dhe përfaqësuesve të Ambasadave të Italisë, Greqisë e Turqisë.
Dorëzimi i flamurit të NATO-s, komandantit të brigadës Friuli, Kiareli, shënon vazhdimin e misionit për trupat italiane të përfshira në misionin Konsues në Shqipëri i cili për detyrë kryesore ka sigurimin e lëvizjes së lirë të forcave të Atlantikut të Veriut drejt Kosovës. Hymni Shqiptar shënoi dhe fillimin e ceremonisë së lënies së detyrës nga brigada taorineze për brigadën Friuli jo e panjohur në vendin tonë. Cervoni, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Italiane shprehu ndër të tjera se kjo vazhdimësi misionesh është një urë bashkëpunimi të një miqësie tradicionale./tvklan.al
Gazetar: Teodor Keko