Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar sonte në një intervistë të gjatë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku foli për shkeljet e Kushtetutës, që sipas tij, po bëhen nga qeveria.

Në fund të intervistës, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i dhuroi Presidentit një stilolaps me portretin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe stemën e Republikës së Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Për një sërë drejtuesish të lartë të shtetit, institucioneve, ne ju kemi dhuruar një stilolaps, i cili është përgatitur nga një kompani prestigjioze, me portretin e Skënderbeut, stemën e Republikës. Është me emrin ‘Opinion’ dhe me siglën tuaj. Me këtë do ta firmosësh dekretin?

Presidenti Ilir Meta: Ta mendojmë, do flas me stafin, nuk dua të nxitohem. Por në çdo rast diçka të rëndësishme do firmos, në mos dekretin e 2 Marsit, ndonjë dekret edhe më të rëndësishëm. /tvklan.al