Lazarati kishte pamjen e një komune me rrjedhë normale, por qetësia është prishur pas një helikopteri pa mandat që hulumtonte plantacionet. Fshatin e ka vizituar pas kësaj ngjarje sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike Spartak Ngjela i cili ka konstatuar se shteti duhet të ketë vëmendjen ndaj këtij komuniteti e për këtë të dyja palët kanë shkelur ligjin. Rastin me Lazaratin Ngjela e quan dhunim të shtetit ndaj individit.

Sprtak Ngjela: “Pozicioni i vetëm, ai i cili i jep zgjidhje kësaj çështje, është ligji. Çështja ka marrë këtë intensitet tensioni, sepse atje ka shkuar një helikopter, aq më tepër helikopter i huaj, pra i është ulur kryetarit të komunë, siç dëshmoi ai vetë, deri te kati i dytë i shtëpisë. Nga helikopteri është qëlluar, është plagosur dhe një grua. Gruaja, dihet që nuk mund të jetë plagosur nga qytetarët. Pra çështja ka qenë shumë e rëndë dhe problemi qëndron që shteti nuk mund të shkelë ligjin. Nuk mund t’i shkosh tjetrit në shtëpi pa mandat. Asnjë mandat i tillë nuk ka ekzistuar deri tani dhe askush nuk i është drejtuar shtetit, pra pushtetit lokal për bisedime çka tregon se ka kokëfortësi nga ana e shtetit kundër individit. Ata vërtet kanë votuar kundër këtij shteti, por ky shtet nuk mundet dot t’i konsiderojë armiq.”

Mësohet se vizita dhe lidhjet e avokat Ngjelës me këtë fshat shkojnë më tej se ajo e një funksionari të Partisë Demokratike.

Sali Berisha: “Rikthehej për herë të parë në vendlindjen e tij, jo në vendlindje, se ai ka lindur në Tiranë, në vendlindjen e prindërve të tij, por ai e ka mbajtur të fshehur këtë. Ai shkoi atje, pastaj u kthye nga ande kaloi nëpër Lazarat, në Sarandë, por destinacioni kryesor i vizitës së tij ishte te bashkëfshatarët e prindërve të tij.” /tvklan.al