Përmes një studimi të kryer së fundmi, studiuesit kanë zbuluar se çfarë fshihet pas aromës së keqe të sqetullave. Studiuesit nga Universiteti York kanë treguar se disa baktere që gjenden në sqetull janë fajtorët e vërtetë për aromën e pakëndëshme.
Studimi nxjerr në pah se si baktere të veçanta kanë krijuar një enzimë të specializuar për të prodhuar disa nga molekulat kryesore të njohura si BO.
Autori i studimit Michelle Roken tha: Studimi na ka lejuar të përcaktojmë enzimën e cila shkakton aromën. Ky është një përparim kryesor për të kuptuar se si funksionon aroma e trupit.
Shkencëtarët identifikojnë ‘Staphylococcus hominis’, si një nga mikrobet kryesore që fshihet pas erës së trupit.
Studiuesit zbuluan enzimën duke e transferuar atë në baktere prodhuese pa erë dhe zbuluan se ajo gjithashtu filloi të shkaktojë aromë jo të mirë. Kur bakteret në sqetull hasen në djersë, ato prodhojnë tioalkolona, të cilat janë përgjegjëse për erën./tvklan.al