Një zjarr ka përfshirë qytetin e Malibusë në Kaliforninë Jugore. I ashtuqujaturi Frenklin u përhap gjatë natës duke prekur qytetin piktoresk bregdetar me rreth 10,000 banorë një pjesë e të cilëve janë personazhe të njohur të shoubizit.
Zjarri ndërpreu energjinë elektrike për shumë banorë ndërsa u mbyllën edhe shumë akse rrugore.
Disa shtëpi janë shkrumbuar nga flakët.
Rreth 6,000 banorë janë urdhëruar të evakuohen për shkak të përhapjes së zjarrit.
Nga flakët e mëdha nuk janë raportuar të lënduar, sipas shefit të zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Anthony Marrone, në një konferencë për shtyp.
Guvernatori Gavin Newsom tha se Kalifornia në bashkëpunim me Agjencinë Federale e Menaxhimit të Emergjencave janë angazhuar për shuarjen e plotë të zjarrit.
Klan News