Një njeri i armatosur ka marrë peng disa persona në një zonë qendrore të kryeqytetit francez. Ai ka tërhequr pengjet në brendësi të një pallati. Pengmarrësi, ka kërcënuar edhe për përdorim bombe. Policia është njoftuar menjëherë dhe rrethoi zonën në përpjekje për ta neutralizuar. Sipas prefekturës pariziene, një njeri është i plagosur dhe në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër mendohet se është grua shtatzënë, gjendja e së cilës nuk dihet.
Në bazë të informacioneve të para të forcave blu, nuk bëhet fjalë për një akt terrorist. Sekuestruesi ka kërkuar të flaës me ambasadën iraniane dhe qeverinë franceze.
Klan Plus