Chelsea ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Nicolas Jackson. Sulmuesi ka firmosur zgjatjen e bashkëpunimit, deri në verën e vitit 2033.
Kontratë për nëntë sezone, me klubin londinez që ka vendosur të blindojë 23-vjeçarin.
“Po ndihem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që kam nënshkruar një kontratë të re dhe do të qëndroj në klub.
Ndihem mirë që klubi ka besim tek unë. Po punoj shumë fortë. Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën dhe se do të qëndrojë këtu për shumë vite”, tha sulmuesi pas rinovimit.
Jackson u bashkua u bashkua vitin e kaluar me Chelsea-n, nga spanjollët e Villarreal, për shumën e 37 milionë eurove dhe 38 ndeshje me fanellën e bluve, ka shënuar 16 gola. /tvklan.al