Chelsea mori fitoren e dytë radhazi në Premier League. “Blutë” triumfuan në derbi ndaj West Ham, me rezultatin e pastër 3-0, në sfidën e vlefshme për javën e pestë.

Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra e drejtuar nga Maresca, e cila e zgjidhi shumë shpejt gjithçka.

Dy golat e Jackson në minutën 4 dhe 18-të, i dhanë avantazhin e dyfishtë Chelsea-t, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, golin e gjeti edhe Palmer, që shënoi në minutën e 47-të, për të vulosur takimin në 3-0.

Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa West Ham mban vendin e 14-të me vetëm 4 pikë të grumbulluara. /tvklan.al