Ridvan Bode: “I kërkojmë atyre që ku i thoni grosistë, importueseve të parë sh.a, u kërkojmë që të deklarojnë çmimin për çdo njësi shitje në moment dhe të paguajnë taksat sipas njësive të shitjes. Kush rrit çmimin nga pikat e shitjes i nënshtrohet sanksioneve të forta.”
Deformimi i çmimeve të tregut të hidrokarbureve ka detyruar ministrinë e Financave që të nxjerrë këtë udhëzim, i cili ka filluar të zbatohet prej disa javësh. Sipas numrit 2 të Tatim-Taksave gjatë investigimeve të kryera në pikat e tregtimit të karburanteve janë konstatuar diferenca të mëdha mes deklaratës tatimore dhe tabelës së shitjeve, deformim që në mjaft raste shkon në 30% .
Hysen Muçeku: “Në bazë të investigimeve që kishte bërë drejtoria e përgjithshme e Tatimeve në investigimin e çmimit. Deformime të mëdha kishte çmimi i deklaruar me çmimin e tregut 20-30% mund të lëvizte në hallka të caktuara. Duke u nisur nga këto deformime çmimi atëherë u detyra dmth që të bëhej ky amendim i udhëzimit të ministrit.”
Nëpërmjet këtij udhëzimi i ngarkohet e tyre furnizuesit të shumicës që të grumbulloj dhe të derdhë në arkën e shtetit vlerën e tatimit mbi vlerën e shtuar, duke thjeshtuar punën e tatimorëve dhe duke garantuar mbledhjen e TVSH-së reale. Tabela e çmimit të pakicës është tashmë pikë orientuese për vjeljen e detyrimeve tatimore, por për grosistët e naftës ky udhëzim është i paqartë dhe mund të sjellë falimentimin e pikave të pakicës.
Vasil Dede: “Pakicat ka shuam mundës që në fund të vitit mund të dalin dhe me humbje. Çmimi i karburantit i D2 është 160 lekë supozojmë. Pakica vjen një subjekt që merr 5000 litra, supozojmë unë nuk do t’ia jap atij me 160 lekë, do t’ia shes atij me 158, 2 lek më pak, po kjo është humbje.”
Pavarësisht se çmime e arit të zi në bursat ndërkombëtare po njohin rënie në tregun vendas është bërë traditë një reflektim i ngadaltë i këtij ndryshimi. Udhëzimi i ri nuk i lë hapësirë pikave të pakicës të karburanteve që të ndryshojnë çmimet sipas qfit duke ju ardhur kështu në ndihmë konsumatorëve final./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro
Operator: Metlin Kepi