Lajme Arkiva 2003

Çmimi i vendosur për të blerë INSIG-un vazhdon të shkaktojë polemika. Ish kryeministri Aleksandër Meksi mendon se aksionerët dhe audituesit janë në konflikt interesash dhe përgjegjësi nuk është transparent.

Për INSIG-un duhet të thuhet vlera e auditivit dhe nuk mund ta blejnë ata që e kanë këshilluar këtë vlerë. Në INSIG u është dhënë një kuotë atyre që kanë këshilluar.

Drejtori ekzekutiv i BERZH-it në tiranë Xhulio Morena tha se vlera më të cilën do të shitet INSIG-u është ndër më të mirat në krahasim me rajonin.

Xhulio Morena: “Vlera e aksioneve të blera nga BERZH është mbi mesataren e rajonit dhe bazohet në vlerën aktuale të kompanisë. Kjo nuk do të thotë që kemi paguar një shifër të madhe, por një shifër të mirë. Mund të vazhdonim të bënim negociata për të ulur çmimin, por ne nuk jemi një bankë komerciale”.

Debate deri edhe politike janë konsumuar në lidhje me blerjen e INSIG-ut.

Pretendimi është që vlera e shitjes është e ulët.

Aleksandër Meksi: Sigurisht ne ja dimë për faleminderit që na blejnë një gjë që sipas tyre nuk vlen apo vlen pak dhe e bëjnë për të mirë të Shqipërisë. Nuk dinë se sa është auditivi, por ua më duket se nuk është shumë punë transparente, pra e parregullt. Ky është mendimi im.

INSIG-u kushton më pak sepse ka humbur tregun pretendon Morena.

Xhulio Morena: “Në disa raste ka pasur mungesë informacioni. Nëse dikush i referohet të dhënave të vitit 99-2000 apo 2001 ka një vizion të ndryshëm nga gjendja aktuale. Vlera e kompanisë së INSIG-ut është zvogëluara gjatë kësaj periudhe pasi INSIG ka humbur tregun”.

INSIG-u aktualisht zë 44% të tregut të sigurimeve dhe ka humbur çdo vit pjesë të konsiderueshme të tregut për shkak të konkurrencës së 4 kompanive të tjera private. Tashmë është në përfundim procesi i akordimit të 40% të aksioneve ndaj BERZH-it dhe IFC-së. Brenda një viti parashikohet të kryhet privatizimi i plotë i kompanisë./tvklan.al