Guvernatori: Janë realizuar shumë projekte falë bashkëpunimit dypalësh
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim përfaqësuesit e BERZH ku folën për mbështetjen nga kjo e fundit në sektorin bankar.
Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me BERZH, si një ndër investitorët më me peshë, falë të cilit janë realizuar projekte shumë të rëndësishme për sistemin bankar.
Sejko u ndal edhe në fushën e mbikëqyrjes bankare, nëpërmjet asistencës teknike lidhur me vetëvlerësimin e përputhshmërisë me standardet evropiane.
Ndërsa përfaqësuesit e BERZH rikonfirmuan mbështetjen që ky institucion do të vijojë të japë për Shqipërinë, veçanërisht për zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe sektorëve të turizmit dhe bujqësisë.
Klan News