Studimi: Shkollat nuk janë vatrat e përhapjes së infeksionit

Klasat nuk janë foletë e përhapjes së virusit. Sipas revistës shkencore ndërkombëtare ‘Nature’, megjithëse në të gjithë skenarët më të këqij mendohej se shkollat do të ishin ndër vendet kryesore që do bëheshin shkak për përhapjen e COVID-19, rezulton se nuk është kështu.

Madje në artikull argumentohet çdo gjë, duke ju referuar mbikëqyrjes në ato vende që pas verës hapën dyert e dijes. Përtej kontekstit shkollor që ka karakteristikat për tu bërë qendër infeksioni për përhapjen virale, kjo ndodh shumë gradualisht, veçanërisht tek cikli i ulët dhe ai 8-vjeçar, në krahasim me të rriturit, pra nuk janë shkollat që shkaktojnë përhapjen.

Në bazë të statistikave në Itali, Australi, dhe në Britani, rezulton se fëmijët nën moshën 12-14 vjeç janë shumë më pak të prekshëm ndaj koronavirusit, dhe madje edhe kur infektohen, e transmetojnë shumë herë më pak.

Statistikat në Itali flasin qartë, nga 65 mijë institute shkollore, në shtator u regjistruan infektime në vetëm 1212, dhe nga këta në 93% të rasteve bëhej fjalë për infektime individuale, të izoluara. Vetëm në një shkollë në Itali u regjistruan 10 raste. Të njëjtat statistika vërehen edhe në Australi e Britani. Mjekët thonë që ende nuk është hedhur dritë mbi asimptomatikët, qofshin këta fëmijë apo të rritur, dhe paqartësitë mbi virusin vijojnë.

Klan Plus