Shoqërohet nga Dervishaj e Rrumbullaku, mungon Veliu
Pak ditë pasi mori detyrën si Ministër i Brendshëm, Bledi Çuçi ka shkuar për vizitë në shtëpinë e familjes së 25- vjeçarit Rasha, që mbeti i vrarë nga një efektiv i forcave “Shqiponja” në 8 Dhjetor.
Në këtë takim, Ministri Çuçi ka qenë i shoqëruar nga Zëvendës/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Muhamet Rrumbullaku si dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
Tv Klan