Dhërmiu, është në qendër të vëmendjes të prestigjiozes britanike Daily Express. Media britanike e krahason këtë fshat piktoresk me ishullin e njohur të Mikonisit ne Greqi, por me ndryshimin e vetëm se nuk është i mbipopulluar nga turistët.
Gazeta britanike shkruan se për më shumë komoditet turistët mund të marrin një çadër e shezlong për të shijuar ujërat e pastër të këtij destinacioni, por ka mundësi edhe për ata që thjesht dëshirojnë të marrin një peshqir e ta vendosin në breg për të marrë rrezet e diellit.
Në shkrim, krahasimi me ishullin e Santorinit sipas gazetares nuk është pa bazë duke qenë se shumë banorë të Dhërmiut janë njohës shumë të mirë të gjuhës greke. Vlen të përmendet se një udhëtim në Dhërmi është dukshëm më i përballueshëm se në pikën ikonë të turizmit grek. Turistët mund të kenë mundësinë të shohin pak edhe nga arkitektura e këtij fshati të preferuar nga vendasit dhe të huaj.
Vlen të përmendet se në Dhërmi ka një jetë nate të gjallë dhe të larmishme, duke ofruar shumë mundësi argëtimi për ata që kanë planifikuar të bëhen për disa ditë pjesë e këtij fshati buzë detit Jon.
Ushqimi tradicional, dhe menyja e pasur janë një arsye më shumë për të planifikuar pushimet në këtë pikë me rendësi turistike të Shqipërisë.
Klan News