Dashamir Shehi: “Ne përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse të koalicionit Poli i Lirisë dhe përfaqësues të shoqatës kombëtare “Pronësi me drejtësi” shpallën sot përfshirjen e shoqatës “Pronësi me drejtësi” në koalicionin tonë politik si dhe përfshirjen e përfaqësuesve të kësaj shoqate në listën e kandidatëve për deputetë në Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar edhe në partitë e tjera që ndodhen brenda këtij koalicioni.”
Rrapo Danushi: “LZHK-ja është e para parti në Shqipëri mbas të ashtuquajturës “Demokraci të Shqipërisë” që fut në programin e saj plotësisht programin e shoqatës “Pronësi me drejtësi”. Na propozuan për kandidatë për deputetë në të gjitha qarqet e Shqipërisë”.
Nard Ndoka: “Është hera e parë që në historinë e pluralizmit shqiptar jepet një kontribut i drejtpërdrejt i pronarëve, pra duke kandiduar dhe duke përfaqësuar vetveten në Kuvendin e Shqipërisë”./tvklan.al