Dhëndri dhe shoku i tij i ngushtë humbën tragjikisht jetën në Etiopi, pas shpërthimit të një granate, që sipas zyrtarëve atje i përkiste dhëndrit.

Sipas asaj që shkruan BBC, granata shpërtheu gjatë festimeve tradicionale 10 ditore të muajit të mjaltit, ku miku i ngushtë i dhëndrit pritet që të argëtojë çiftin e ri.

Nusja nuk ishte e pranishme gjatë kohës që shpërtheu granata. Ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat të largët në South Wollo Zone, në rajonin e Amhara.

Zyrtarët atje thanë se dhëndri e posedonte në mënyrë të jashtëligjshme granatën. Ai është identifikuar si Mohammed Hassan Mohammed, 25 vjeç, ndërsa shoku i tij, Bogale Sebsibe Abera, 24 vjeç.

BBC shkruan se autoritetet etiopiane kanë qenë nën presion për të marrë masa ndaj personave që posedojnë armë në mënyrë të jashtëligjshme, sidomos ndaj atyre që qëllojmë me armë në ajër gjatë martesave apo edhe funeraleve.

/tvklan.al