Përfaqësuesit e Diasporës dhe të Fondacionit “Vendlindja Thërret” këtë radhë i ka mbledhur çeshtja e Kosovës në Shqipëri. Në takimin me të Djathtën e Bashkuar Shqiptare kanë kërkuar unifikimin e mendimit dhe faktorit politik për të përballuar luftën. Të Djathtët e Bashkuar i kanë pasqyruar gjendjen duke riktheksuar çeshtjen kombëtare si prioritare, të cilët kanë qënë pro firmosjes së Rambujesë dhe po në fillim ata kanë kërkuar futjen e trupave të NATO-s.
Sipas Roqit politika kosovare për herë të parë është ulur në Rambuje por në këto momente kemi dy politika ka thënë ai, një 10 vjeçare që nuk hy dot në Rambuje dhe tjetra që është vendimtare. Përfaqësuesit e Diasporës i bënë thirrje të gjitha partive të dalin me një deklaratë të përbashkët në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare Kosovare.
Një përfaqësues i Diasporës: Tash për tash për mua personalisht është faktori kryesor UÇK. Se ato po derdhin gjakun. Por më me rëndësi është ajo që NATO dhe Shtetet e Bashkuara e përkrahin UÇK-në. Unë besoj se ai që derdh gjakun merr bajrakun. Rugova mund ti ketë bo gabim, por dhe gabimet tërhiqen.
Tani për tani ajo që duhet është Kosova dhe më pas dhe postet e saj./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti